Report TV - Shkodër, s’pagoi dritat, pronari plagos qiraxhiun, arrestohet

2017-08-03 4

SHKODER-Nuk pagoi faturën e energjisë elektrike, pronari i lokalit qëllon me armë zjarri qiraxhiun duke e plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30 në unazën lindore të qytetit të Shkodrës.

Pas konfliktit, pronari Dedë Guri ka qëlluar me pistoletë Fatmir Zylën 34-vjeç nga Gruda e Re, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë një plumb në bark.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke arrestuar autorin, Dedë Guri 60 vjeç dhe ka sekuestruar një armë zjarri automatik dhe dy gëzhoja.

Vjehrra tentoi të qëllojë pronarin, bllokohet arma
Pas plagosjes ka ndërhyrë vjehrra e Fatmir Zylës, e cila ka tentuar që të qëllojë me armë zjarri Dedë Gurin, por pistoleta është bllokuar.

Policia ka shoqëruar në komisariat vjehrrën e Fatmir Zylës, ndërsa pronari Dedë Guri po merret në pyetje për të zbardhur ngjarjen.

Free Traffic Exchange