Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Faktorët ekonomike dhe sociale duket se kanë ndikuar në prekjen e më shumë njerëzve nga depresioni dhe probleme të shëndetit mendor.
Sipas psikologes së spitalit Adela Lamcja, ka rritje të numrit të pacientëve që vijnë me probleme depresioni.
Nga 250 pacientë që është kapaciteti i të shtruarve në spital, aktualisht gjenden 340 paciente. Fluksi nuk përballohet nga stafi mjekësor që kërkon shtim të personelit.
Lamcja: Ka edhe nga ata që kushtet sociale bën që të vijnë këtu. Trajtimi për këta persona është më i veçantë. Ekziston një far vështirësie duke qenë se ka mbi kapacitet. Po përpiqemi të strukturohemi disi, duke bërë ndarjen e rasteve akute me rastet që kanë kohë të gjatë këtu.
Por shqetësues për spitalin Psikiatrik të Elbasanit, është edhe fakti se policia e ka kthyer këtë institucion në një vend strehimi për të braktisurit, personat me varësi nga droga, dhe të alkoolizuarit si zgjidhjen më të shpejtë, por duke krijuar probleme për stafin dhe pacientët e shtruar.
Lamcja: Ndoshta nuk e kanë kompetencën e duhur për t?i vlerësuar nga ana psikologjike dhe rruga e parë është spitali psikiatrik. Do të ishte e duhura që të bëhej një vlerësim ose në ambientet e policisë ose në qendrën komunitare dhe pastaj të arrinin tek ne.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/spitali-psikiatrik-i-elbasanit-i-mbingarkuar-edhe-nga-policia/