Report TV - Merr përmasa të mëdha zjarri në Elbasan, digjet Krasta/ VIDEO

2017-08-02 3

Vijon që të jetë aktiv, madje me përmasa akoma më të madhe vatra e zjarrit në Krastë të Elbasanit.

Të favorizuara edhe nga era, flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa zjarrfikësja dhe forcat e ushtrisë janë në terren në luftë me zjarrin për ta shuar.

Për shuarjen e zjarrit u angazhuan disa zjarrfikëse të Elbasanit dhe qyteteve fqinjë, por terreni i thyer nuk ka lejuar që ata të arrijnë të shuajnë zjarrin.

Një zjarr ka rënë në kufirin Kosovë-Shqipëri. Zjarri ka nisur në zonën e Kosovës, por flakët për shkak të erës kanë kaluar në fshatin Pogaj të Hasit, ku po digjet Pylli i Dushkut.

Free Traffic Exchange