Digjen dhjetra hektarë pyje dhe shkurre ne parkun e llogarase. Zjarri i rënë prej 24 orësh ka djegur me dhjetra sipërfaqe në zonën e Dukatit ku ka rrezikuar edhe Parkun e Llogorasë.
I gjithë reparti i zjarrifkses ka shkuar në një distancë të vatrave të zjarrit për neutralizmin e flakëve.
Por terreni i thyer malor ka bërë që mjetet e zjarrfikëses të mos shkojnë deri në afërsi të zjarrit për ta neutralizuar atë.
Forcave zjarrfikëse i është dashur të ecin për rreth një orë me këmbë që të shkojnë në vatrat e zjarrit. Por zjarri i madh nuk është vënë dot në kontroll kështu në gatishmëri janë vënë edhe forcat e ushtrisë gjatë orëve të vona të natës.
Zjarri u arrit të vihej në kontroll rreth orës 4 të mëngjesit të së mërkurës, por ka nisur serish të përhapet. Për shuarjen e zjarrit sot në mëngjes kanë mbërritur edhe dy helikopterë të ushtrisë.