Report TV - Pastrimi i parave, Raporti: U bllokuan 28 mln euro në 2016

2017-08-02 1

Pastrimi i parave në Shqipëri mbetet ende në shifra të larta, ku vetëm përgjatë 2016 janë verifikuar me masë bllokimi provizore 28.8 milion euro si të lidhura me botën e krimit dhe korrupsionit ndërsa janë sekuestruar plot 8.1 milionë euro.

ReportTv zbardh raportin
ReportTv ka siguruar ekskluzivisht një raport të agjencisë së pastrimit të parave ku përgjatë 2016 rezulton se tendencat e grupeve kriminale për të pastruar para ka qenë e lartë përfshi investimit në banka, blerje pasuri të patundshme, si dhe automjete.

Në këtë raport që ka analizuar transaksionet dhe lëvizjet e parave në vend përgjatë 2016, sipas agjencisë së pastrimit të parave institucionet përgjegjëse që duhet ta raportojnë këtë fenomen e neglizhojnë duke i krijuar hapësirë pastrimit të parave.