Ora News – Bozdo: Gjakftohtësi dhe dashuri, në procesin e ringritjes së PD

2017-08-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sekretari Organizativ i Partise Demokratike Enno Bozdo, sqaron se në muajn shtator nuk do të ketë zgjedhje për kupolën drejtuese të Partise Demokratike, por puna sipas tij do të fokusohet vetëm tek analiza për humbjen e 25 qershorit.
Në një intërvistë për Ora News, Bozdo, kërkon gjakftohtësi dhe maturi në bërjen e analizës pasi sipas tij nga këtu duhet të fillojë ringritaj e PD.
Bozdo: Në shtato do ti drejtohemi një procesi të brednshëm të analizës së rezultateve të zgjedhjeve të fundit. Për të kuptuar cilët janë faktorët që kanë ndikuar, për të dalë në rekomadnime konkrete që më pas do të kalojnë në një proces miratimit të kryesisë së PD dhe pastaj për të ndërhyrë dhe për të marrë masat rast pas rasti në çdo segment edhe të organizmit të PD në mënyrë që të bëhemi gati për zgjedhjet e reja vendore.
Pas analizës, thotë Bozdo, do të nisë procesi për ristrukturimin e Partisë Demokratike. Praktikisht, thotë ai procesi do të zvillohet në vitin 2018 dhe mund të përkojë me kohën ku në bazë të statutit kupolës drejtuese duke nisur nga Këshilli Kombëtar, kryesia, seketarët dhe nënkryetarët u përfundon mandati.
Bozdo: PD ka organet e saj, kryetarin, kryesinë, këshillin funksional. Këto janë organe në detyrë të cilat ripërtërihen atëhere kur mandati tyre mbaron njëherë në 4 vjet. Kjo do të thotë që sekretariati me kryesinë dhe me drejtuesit e tjerë do të fokusohen në shtator me bërjen e analizës më pas do të shkojnë drejt një procesi të riorganizmit të PD dhe më vonë, nga maji do të mblidhet dhe Kuvendi ti ri i PD pasi ka mbaruar procesi i riorganizmit të degëve, i cili do të sjellë zgjedhjen e organeve drejtuese të PD.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bozdo-gjakftohtesi-dhe-dashuri-ne-procesin-e-ringritjes-se-pd/