Ora News – Pas shkarkimit, letra indinjuese e ish drejtorit të burgut Korçë për Ramën

2017-08-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Robert Kodra, dje përmes mediave ka mësuar se ishte shkarkuar nga posti i drejtorit të burgut të Korçës.
I indinjuar për këtë veprim, të cilin e quan padrejtësi, vendos t?i shkruajë kryeministrit Rama një letër të cilën e ka postuar në faqen e facebook të Ramës.
Kodra me një karrierë 34 vjeçare, 30 prej të cilave në Forcat e Armatosura me 4 gjuhë të huaja, 2 nga të cilat të mbrojtura thotë se nuk ka shkelur asnjë ligj për ta shkarkuar nga puna, dhe se betejën për të drejtën e tij do ta ndjekë në rrugë ligjore. Por nuk është vetëm kaq.
?Është poshtëruese të kontrollohesh nga njerëz, të cilët ndonëse nuk kanë lexuar një libër në jeten e tyre, meren edhe me presjet nëpër dokumenta.
Është denigruese të lexosh emrin në media, nëpër kanalet televizive, kur mendon se ke punuar drejt e drejt, me idealizëm e ndjenjë empatie dhe nuk di më ç?tu thuash fëmijëve, familjes miqve e shokëve.
Unë e kullota luadhin. Shqetësimi im janë fëmijët e mij, fëmijët tanë, e ardhmja e tyre. Kur nuk tregohet aspak respekt për një njeri që ka investuar mbi 34 vjet për këtë vend, me çfarë besimi mund ta fillojë jetën një i ri?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pas-shkarkimit-letra-indinjuese-e-ish-drejtorit-te-burgut-korce-per-ramen/