Report TV - Lirohen hapësirat publike në Lezhë, bashkia: Gjoba zaptuesve

2017-08-02 1

Lirohen hapësirat publike të zëna në mënyrë abuzive nga privatet dhe qytetaret në qytetin e Lezhës. Parkingje të bllokuara, lulishte të zaptuara dhe tabela që pengonin lëvizjen e qytetarëve ishin objekt i ndërhyrjes nga ana e Policisë Bashkiake.

Situata problematike pretendohet se do të marrë fund. Përgjegjësi i Policisë bashkiake në Lezhë, Leonard Pali, thotë se monitorimi do të vijoje e do të shoqërohet edhe me penalitete ndaj çdo subjekti apo individi që ka zaptuar hapësira publike, ndaj kërkon mirëkuptimin e tyre për të përmbushur një detyrim ligjor.