Ora News – Helikopterët VIVA në aksion kundër zjarreve në Dukat të Vlorës

2017-08-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy helikopterë VIVA kanë ardhur në ndihmë të zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë që prej 24 orësh po përpiqen të shuajnë flakët e disa vatrave të zjarrit në zonën e Dukatit, e që rrezikojnë edhe parkun e Llogarasë. Deri më tani janë djegur dhjetëra hektarë me pemë dhe shkurre, ndërsa era i ka drejtuar flakët drejt Karaburunit.
Në orët e para të mëngjesit janë vendosur në gatishmëri edhe forcat e ushtrisë. Zjarri u arrit të vihej në kontroll rreth orës 4 të mëngjesit se të mërkurës, por është riaktivizuar sërish pas pak orësh. Në këtë moment kanë hyrë në veprim dy helikopterë VIVA të dërguar në terren me kërkesë të Shtabit të Përgjithshëm të Emergjencave.
Mbërritja e helikopterëve në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ka bërë që vatrat e zjarrit të vihen nën kontroll, ndërsa gjatë gjithë natës kishte punuar reparti i zjarrfikëses së Vlorës pa mundur të izolojë flakët.
Forcat zjarrfikësve mësohet se kanë ecur për një orë në këmbë që të afrohen tek vatra e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor.
Kërkesa për mbërritjen e helikopterëve ishte bërë nga Shtabi i Emergjencave rreth mesnatës dhe kompania ka vendosur menjëherë në dispozicion mjetet dhe personelin teknik.
Në mbështetje të forcave zjarrfikëse dhe ushtrisë në Llogara ishte edhe kryetari i bashkise së Vlorës, Dritan Leli, i cili e cilësoi të domosdoshme ndërhyrjen e helikopterëve nga ajri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/helikopteret-viva-ne-aksion-kunder-zjarreve-ne-dukat-te-vlores/

Free Traffic Exchange