Report TV - Zjarri në Velipojë, sherr në familjen Zenunaj për kurimin e Hektorit

2017-08-02 5

Një fushatë sensibilizuese për të ndihmuar financiarisht familjen Zenunaj ka nisur pas apelit të bërë nga vajza e pronarit të restorantit në Velipojë, Besnik Zenunaj, i cili humbi jetën nga shpërthimi i gazit.

Vëllai i saj, Hektori, është nisur në Turqi për trajtim mjekësor pas diegieve të marra, por Brikena thotë se ai nuk kanë mundësi të përballojnë kostot e trajtimit.

"Vëllai im rrezikon jetën, e kemi nisur në Turqi për një trajtim të specializuar për djegie të trupit në masën 85 për qind. Financat nuk janë të mjaftueshme për të përballuar mjekimin" ? është shprehur Brikena.

"Gjendja jonë financiare nuk është e mirë. Janë pronat që nuk shiten. Nuk kemi mjaftueshmërisht para dhe koha nuk premton. Kam nevojë të shpëtoj jetën e vëllait. Në trup ka thithur gaz e metale. Nuk e di si do të reagojë trupi. I kanë thënë që duhet të kalojë të paktën dy javë që të dalë jashtë rrezikut. Nga ana tjetër nuk na mjaftojnë paratë, çdo natë që qëndron në spital kostoja është rreth 1 mijë Euro?, mbyllet apeli i Brikena Zenunajt.

Free Traffic Exchange