Qeveria shqiptare nuk është mbledhur për plot dy muaj.
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha thotë në një intervistë për Report TV se ajo personalisht as ka komunikuar me Kryeministrin gjatë kësaj periudhe.
Gjosha i konsideron të papranueshme shkarkimet publike dhe në grup të bëra nga Edi Rama dhe bën thirrje për rikthimin sa më shpejt në shinat e ligjit.
GJosha thotë se do ta presë pasardhësin e saj në zyrë për t?i dorëzuar detyrën, por thotë se është kundër idesë së bashkimit të Ministrisë së Integrimit me atë të Punëve të Jashtme.
Sa i takon strategjisë opozitare të LSI-së, Gjosha e cila do ta bëjë këtë rol si deputete e Tiranës, shprehet:
Gjosha thotë se LSI nuk i tërhoqi ministrat e saj nga qeveria edhe pse doli në opozitë, me qëllim që të çojnë deri në fund detyrimet kushtetuese.