Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zjarri i rënë prej 24 orësh ka djegur me dhjetra ha tokë në zonën e Dukatit duke rrezikuar edhe parkun kombëtar të Llogarasë
Flakët kanë nisur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të martës dhe janë intensifikuar në orët në vazhdim.
I gjithe reparti i zjarrifksës ka qenë gjithë natën në Llogara për të ndihmuar në neutralizimin e flakëve por terreni i thyer malor ka bërë që mjetet zjarrefikëse të mos shkojnë dot atje dhe forcat zjarrfikëse u është dashur të ecin në këmbë për më shumë se një orë.
Në fshatin Dukat pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë ka rënë zjarr në terren shumë të thyer malor, mbi aksin rrugor nacional Vlorë-Llogara-Himarë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Vlorë ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse me 30 forca zjarrfikëse. Nga Pashalimani është dërguar 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues zjarrfikës.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/ne-lufte-me-flaket-ne-llogara-nderhyn-helikopteri-nga-ajri/