Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Tiranës ka zbardhur operacionin antidrogë mbrëmjen e djeshme në zonën e ?Don Boskos?. Në pranga u vunë tre persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Një prej të arrestuar mbeti i plagosur lehtë nga të shtënat me armë të policisë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në rrugë operative, dispononte informacion se shtetasit Blendi Peca, Arbër Murati dhe Ardit Murati, qarkullonin në qytet të armatosur dhe ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes në sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit kokainë në zonën e Don Boskos. Policia ka organizuar operacionin ?Përpjekje e dështuar? për kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/zbardhet-operacioni-antidroge-ne-don-bosko-plagoset-lehte-27-vjecari/