Muaji shtator do të sjellë ndryshime mjaft të rëndësishme në kupolën drejtuese të Partisë Demokratike. Kryetari i rizgjedhur Lulzim Basha do të ndërmarrë një spastrim të partisë nga kundërshtarët, duke emëruar në vendet kyçe të lidershipit të PD-së njerëzit e tij të besuar.
Nga burime të ?Shqiptarja.com? mësohet se gjithashtu një rol mjaft të rëndësishëm pritet t?I besohet ish-rivalit të Bashës për kreun e partisë Eduard Selami. Kandidatit për kryetar mund t?I besohet një nga postet më të rëndësishëm në parti pas Bashës, ai i nënkryetarit ose i sekretarit të përgjithshëm.
Largimet
Nga të parët që priten të largohen është Arben Ristani, sekretari i përgjithshëm. Ristani pritet të largohet ndoshta edhe me vullnet të lirë nga posti numër 2 i PD-së. Ai ka shfaqur rezerva kundrejt lidereshipit të Bashës që në momentin ku u la i katërti në listën për deputetë në qarkun e Vlorës.