Report TV - Durrës,bllokimi i motorave të ujit protestojnë pronarët e subjekteve

2017-08-01 0

Bllokimi i mjeteve motoroike të ujit ka bërë që pronarët e tyre të ngrihen në protestë.

Prej 10 ditësh motorët e ujit dhe mjetet e tjera lundruese me karakter argëtimi të pushuesve në det, janë bllokuar me urdhër të policisë kufitare në Durrës.

Pronarët e këtyre mjeteve kërkojnë që të zhbllokohet sa më parë situate pasi janë duke pësuar humbje të mëdha financiare.

Ata shprehen se janë pajisur me të gjithë dokumentacionin e duhur, por policia po i mban akoma të bllokuar.

?Prej 10 ditësh kërkojmë nga policia kufitare të bëj një rikontroll pasi kemi pezulluar aktivitetetin prej 10 ditësh. Kemi shkuar të policia kufitare nuk na është dhënë përgjigje, shkuam dhe tek Bashkia Durrës, takuam kryetarin. Ne jemi të licensuar, kemi marrë certifikatat nga Bashkia fillimisht dhe pastaj nga policia kufitare?, shprehet një nga pronarët e mjeteve lundruese