Miliona euro jashtë bankave, ekspertët: Të merren masa - News, Lajme - Vizion Plus

2017-08-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekspertet e ekonomisë janë të mendimit se Banka e Shqipërisë, si dhe qeveria duhet të gjejnë forma se ku dhe si shqiptarët duhet të investojnë kursimet e tyre. Kjo do të sillte reduktimin të informalitetit në tregun financiar, i cili së fundmi ka shfaqur një tendencë rritëse të përdorimit të fajdeve.Fakti që prej disa vitesh investimi ne depozitë nuk ka më leverdi, si dhe në tre muaj janë 44 mln euro që kanë dalë nga sistemi bankar, është një dëshmi se burimet e investimeve kanë nevojë të diversifikohen.Ndërsa ekonomisti Artan Gjergji thotë se teorikisht dalja e parasë nga bankat nëse investohet në ekonomi është pozitive, por statistikat nuk mbështesin këtë fakt. Ndaj ai është i mendimit se duhet stimuluar tregu i kapitalit, si dhe të luftohet informaliteti.Në statistikat e saj të fundit, Banka Qendrore evidentoi se janë 44 mln euro që dolën nga bankat në vend. Nuk ka të dhëna se ku mund të jenë përdoruar ato, por një tendencë rritëse e qarkullimit të parasë në treg vërehet në vite zgjedhore.

Free Traffic Exchange