Ora News – KE do të krijojë bazën e të dhënave për pakicat rome në Fier

2017-08-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këshilli i Europës në Shqipëri do të krijojë bazën e të dhënave për pakicat rome dhe egjiptiane në qarkun e Fierit. Qëllimi është përgatitja e infrastrukturës për një program investimesh për këtë komunitet që do të financohet nga KE. Kështu, Mirsa Titka përfaqësuesja e Këshillit të Europës në Shqipëri ka zhvilluar një takim në prefekturë me përfaqësues të bashkive Fier dhe Lushnje, me qëllim mbledhjen e të dhënave nga sektorët bazë, si drejtoria arsimore, zyrat e punës ato të përkrahjes sociale gjendet civile, për krijimin e bazës së të dhënave.
Mirsa Titka përfaqësuese e KE: Kjo është fazë përgatitore. Ne kërkojmë bashkëpunimin e institucioneve për të mundësuar mbledhjen e disa indikatorëve bazë në disa sektorë, nga të cilat disa funksione janë struktura të vetë bashkisë.
Nga ana e tij prefekti I qarkut Fier Vasil Bregu ka pohuar se në rrethin Fier dhe Lushnje jetojnë 1600 familje rome e egjiptiane.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ke-do-te-krijoje-bazen-e-te-dhenave-per-pakicat-rome-ne-fier/

Free Traffic Exchange