http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rruga për arrestimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pushtetarëve të korruptuar, tashmë është e hapur. Nga sot ka hyrë në fuqi Kodi i Procedurës Penale, një prej themeleve të reformës në drejtësi. Krahas ndryshimeve rrënjësore të veprimtarisë së gjykatave e prokurorisë, ajo që është më e rëndësishme është se në këtë kod janë përcaktuar kompetencat që do të ketë Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme.Sapo këto organe të ngrihen do të jetë e hapur rruga për të nisur hetimet ndaj zyrtarëve të lartë dhe politikanëve.Një tjetër element që përcakton Kodi është se në SPAK do të transferohen të gjitha dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.Struktura e Posaçme Antikorrupsion do hetojë dhe krimin e organizuar, por sa i takon korrupsionit janë 17 vepra penale. Ndër to më e rëndësishmja është korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, duke përfshirë këtu gjyqtarë e prokurorë apo dhe zyrtarë të lartë.Një tjetër vepër është dhe ajo që ka të bëjë me kallëzimet per tenderat publike. Tashmë çdo pretendim për këtë vepër që do të hetojë zyrtarët e lartë do ta hetoje Prokuroria Speciale.Ligji parashikon dhe veprimet hetimore të kryera nga Prokuroria, të cilat tashmë do të duhet të marrin edhe miratimin e gjykatës gjatë seancës së gjykimit paraprak.Për sa i përket korpusit të veprave të tjera ajo që bie në sy është dhe kërkesa për gjykim të shkurtuar. Në jo pak raste persona të akuzuar për krime të rënda kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar, por tashmë ata për të cilët parashikohet dënim me burgim të përjetshëm, nuk do të përfitojnë nga kjo lehtësi.