Report TV - Dhunoi mjekun në Shkodër autori në arrati: U vetëmbrojta

2017-08-01 6

Ali Kopliku është personi që dhunoi pak ditë më parë mjekun kirurg të spitalit të Shkodrës, Besmir Grizhaj.

Ai vijon të jetë në kërkim nga policia, ndërsa nga arratia ka folur ekskluzivisht për Report TV.

Kopliku është shprehur se është konfliktuar me mjekun pasi nuk i ka dhënë mjekim të afërmit të tij të shtruar në spital.

Autori i dyshuar thekson gjithashtu se i është dashur të vetëmbrohet pasi ka qenë mjeku Grizhaj ai i cili e ka qëlluar i pari.

"Kam dy vjet që unë vuaj në Spitalin Rajonal në Shkodër, duke paguar lek çdo ditë, duke u dhunuar, diskretituar familjarisht. Me fakte e kam çuar ankesën të Ministri i Shëndetësisë para një muaji dhe le të hapi protokollin që unë nuk kam marrë mjekim. Nuk kam lek që të paguaj 3oo lek ilaçin gruas time, me paterica, me dy fëmijë të vegjël, çdo ditë dhe gjithë jetën. Unë nuk kam pasur asgjë me të, i kam kërku ndihmë kryeinfermierit të Shkodrës që të mos debatoj me atë njeri. Ai ka bërë vetëgjyqësi me mua. Të hapet telefonata që më ka bërë mua doktor Besmir Grizhaj, 5 minuat para ngjarjes.

Free Traffic Exchange