Ora News – Dy ministrat teknik miratojnë udhëzimet e reja për tarifat përmbarimore

2017-08-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave kanë miratuar udhëzimet e reja për tarifat përmbarimore, bazuar në ndryshimet me konsensus që i janë bërë Kodit të Procedurës Civile dhe ligjit për përmbarimin gjyqësor privat dhe shtetëror në fund të vitit 2016. Miratimi i këtyre udhëzimeve ishte i detyrueshëm, për shkak të afateve që parashikonte ligji (1 muaj nga hyrja në fuqi e tij) dhe nevojës për të zbatuar rregullat e reja të tarifimit që parashikonin ndryshimet konsensuale në ligj.
Udhëzimet në fjalë kanë qenë një praktikë e mbartur në Ministrinë e Drejtësisë/Ministrinë e Financave dhe i janë nënshtruar një procesi të gjerë konsultimi, duke filluar nga muaji Janar 2017 e në vijim. Këto udhëzime janë nënshkruar për herë të parë në versionin e miratuar, nga Ministri i Drejtësisë më datë 13 Prill 2017.
Krahasuar me tarifat e përcaktuara në vitin 2009, nga 9 nivele tarifimi, tre prej tyre kanë mbetur të pandryshuara apo janë ulur; 5 tarifa kanë pësuar rritje dhe 1 tarifë është reduktuar në vlerë kufiri.
Përcaktimi i nivelit të tarifave në Udhëzimin e ri, është bërë duke marrë në konsideratë ndryshimin e çmimeve të konsumit, të prodhimit apo të importit dhe janë kushtëzuar nga indeksimi i çmimeve të çdo elementi jetësor nga vitit 2009 deri më sot, si dhe janë përcaktuar duke mbajtur në konsideratë tarifat që përdorin edhe profesione të tjera të lira (Noteria). Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave, në përcaktimin e nivelit të tarifave, ka kryer një analizë të plotë dhe të detajuar financiare dhe profesionale të punës që kryen përmbaruesi, duke marrë në konsideratë elementët që parashikojnë ndryshimet që i janë bërë ligjit, dhe konkretisht vlerën dhe llojin e detyrimit, si dhe kompleksitetin e veprimit procedural përmbarimor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dy-ministrat-teknik-miratojne-udhezimet-e-reja-per-tarifat-permbarimore/

Free Traffic Exchange