Report TV - Tiranë, konflikt mes të rinjve 22-vjeçari vritet për një celular

2017-08-01 7

TIRANË- Një 22-vjeçar ka humbur jetën pas një sherri me thikë në orët e vona të natës së djeshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 e mbrëmjes së djeshme, ku pranë stadiumit "Selman Stërmasi", pas një sherri me dy grupesh të rinjsh, ku janë përdorur armë të ftohta, thikë, ka mbetur i plagosur rëndë, 22- vjeçari Marvi Mihali.

I riu është transportuar drejt Spitalit të Traumës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t?u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.