Ora News – Vijojnë zjarret, në Majën e Qorres po punohet me 2 helikopterë

2017-08-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë konstatuar 5 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Më problematike mbetet situata në vendin e quajtur ?Maja e Qorres?, në afërsi të Parkut Kombëtar të Llogarasë. Mëngjesin e sotëm po punohet me 2 helikopterë për të shuar zjarrin, pasi për shkak të vështirësive të terrenit nuk mund të ndërhyhet nga rrugë tokësore.
Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 56 punonjës zjarrfikës, 6 automjete, 40 forca ushtarake, si dhe helikopterë. Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vijojne-zjarret-ne-malin-e-qorres-po-punohet-me-2-helikoptere/

Free Traffic Exchange