Report TV - Tiranë, sherr mes të rinjve tek stadiumi Dinamo, një i vdekur

2017-08-01 5

TIRANË- Një 22-vjeçar ka humbur jetën pas një sherri me thikë në orët e vona të natës së djeshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 e mbrëmjes së djeshme, ku në stadiumin Dinamo, pas një sherri me dy grupesh të rinjsh, ku janë përdorur armë të ftohta, ka mbetur i plagosur, 22- vjeçari Marzi Mihali.

I riu ndërroi jetë në Spitalin e Traumës
I riu është transportuar drejt Spitalit të Traumës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t?u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona, ndërkohë blutë e kryeqytetit po punojnë për të zbardhur rrethanat e sherrit, i cili i mori jetën 22- vjeçarit.

Dyshohet se sherri i cili i ka marrë jetën të riut ka nisur pas një konflikti të çastit.

Policia ka arrestuar si autorin e ngjarjes Eugen Bitraj, 24 vjeç dhe ka arrestuar si bashkëpunëtorë në krim Dejvi Bitraj,19 vjeç, Kridens Alla,19 vjeç, Marsel Alla, 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Free Traffic Exchange