Ora News – Arkivi i shtetit me aplikacion, qytetari përzgjedhin dosjet online

2017-07-31 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Arkivi i Shtetit lehtëson proceduarat për çdo qytetar që e frekuenton atë për arsye studimi. Përmes dy aplikacioneve të reja, qytetarët munden që nga shtëpia të rezervojnë vizitën e tyre, duke caktuar ditën, orën por edhe duke përzgjedhur dosjet që u nevojiten.
Drejtori i Arkivit të Shtetit Ardit Bido bëri të ditur se janë dixhitalizuar 2 milionë dosje dhe limiti i dosjeve që mund të vendoset në dipozicion për cdo qytetar është 400. Për Bidon ky është një revolucion në Arkivin e Shtetit në 27 vitet e fundit.
Bido: Ky aplikacion me anë të të cilit mundësohet që të paracaktohet vizita në sallën e studimit, dosja që një studiues dëshiron të shohë, dhe me garancinë e plotë që ditën që ai do të vijë do ta gjejë dosjen në tavolinë, duke shmangur sorollatjen.
Ministrja Mirela Kumbaro Kumbaro theksoi rëndësinë që ka procesi i dixhitalizimit dhe ndikimi në turizmin kulturor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/arkivi-i-shtetit-me-aplikacion-qytetari-perzgjedhin-dosjet-online/

Free Traffic Exchange