Rama: Drejtorët e spitaleve të japin dorëheqjen - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-31 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas largimit të drejtuesve të zyrave te regjistrimit, kryeministri u ka kërkuar drejtoreve te spitaleve e atyre të shëndetit publik të japin dorëheqjen. Sipas Edi Rames, ky veprim do të rrisë cilësinë e shërbimit shëndetësor. Shefi i qeverise tha se ne mandatin e dyte të gjitha emërimet do të behën përmes konkurseve publike.?Largimi i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë.?Kryeministri ka lëshuar kritika të forta edhe për menaxhimin e spitaleve.?Asgjë nuk e justifikon dhe asgjë nuk e kapërcen dot ndjenjën e turpit për shtetin që spitalet të mos jenë shembuj pastërtia dhe higjiene. Kjo është A-ja për çdo mjedis të shërbimit publik. Dhe për spitale kjo është A-ja me e madhe. Përgjegjësinë për këtë e kanë drejtorët e spitaleve.?Edi Rama beri te qarte se situata ne te gjitha spitalet rajonale duhet te ndryshoje dhe se nuk mund te ketë me emërime partiake, siç ka ndodhur deri tani.