“Vetting-u” në administratë nis nga zyrat e Hipotekës

2017-07-31 0

Vetting -u në administratën shtetërore do të fillojë nga zyrat e Hipotekës. Kryeregjistruesja Blerina Doracaj, e cila ka një javë që ka marrë detyrën e re, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka lajmëruar hapjen e konkursit për të gjithë drejtuesit e zyrave vendore në të gjithë Shqipërinë, përzgjedhja e të cilëve do të bëhet mbi kritere të rrepta teknike brenda muajit Gusht.

Doracaj lajmëroi se ka çuar në zyrën e Kryeministrit një raport të detajuar mbi gjendjen në zyrat e regjistrimit të pasurisë, ndërsa nënvizoi se situata është dramatike.

Por ?Vetting-u? nuk do të prekë vetëm kokat e hipotekave, por edhe punonjësit e tjerë. Mbi ta do të nisë një proces verifikimi dhe nëse konstatohen shkelje të rënda administrative do të bëhen kallëzime penale.

Disa ditë më parë, ka qënë vetë kreu i qeverisë Edi Rama që ka urdhëruar të 35 drejtuesit e Hipotekave në të gjithë vendin që të japin dorëheqjet.

Burimet thonë për Televizionin Klan se pjesa më e madhe kanë dorëzuar punën, ndërsa Kryeregjistruesja Doracaj nuk pranoi të përgjigjej nëse janë larguar apo jo të gjithë regjistruesit vendorë.