“Zyrat e regjistrimit në kaos” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I janë dashur pak ditë në krye të zyrës së regjistrimit të pasurive të patundshme për të deklaruar se gjendja në këto institucion është dramatike.Blerina Doracaj në daljen e saj publike para mediave ka pohuar se është bërë një analizë e situatës në të gjitha ZRPP në rrethe dhe raporti i është dorëzuar kryeministrit, ndërsa është hapur edhe gara për drejtimin e zyrave vendore.Gara që hapi këtë të hënë kryeregjistruesja vjen pas dorëheqjeve masive që dhanë drejtuesit në rrethe, pasi ja kërkoi kryeministri Rama.Znj. Doracaj paralajmëroi gjithashtu se çdo punonjës do t?i nënshtrohet Vetingut ku nuk do të mungojnë edhe kallëzimet penale për shkelësit e ligjit.Ankesat e qytetarëve për pronat kanë dominuar në dëgjesat me kryeministrin. Por jo vetëm. Problemet e pronave jane më të mprehtat për shkak të abuzimeve që janë bërë ndër vite nga të gjitha hallkat. Ndaj dhe shqiptarët po i kërkojnë zgjidhjet në Strasburg.

Free Traffic Exchange