Report TV - Rama: Në shtator aksion për pasuritë e grupeve kriminale

2017-07-31 0

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot një operacion masiv nga Policia e Shtetit ndaj personave me rekorde kriminale, të cilët ai i cilësoi feudë të kultivimit të kanabisit.

Gjatë mbledhjes së Task Forcës së Zyrës Operacionale kundër Kanabisit, Rama deklaroi se aksioni i policisë do nisë menjëherë pas mbylljes së sezonit turistik, në muajin shtator.

Kreu i qeverisë shtoi se policia ka informacionin e duhur si dhe disponon emrat e këtyre personave. Atyre, tha Rama, do t'u goditen pasuritë, duke nisur nga kontrolli i makinave të shtrenjta për të justifikuar burimin e të ardhurave përpara prokurorëve dhe gjykatësve.

"Policia e Shtetit të përgatitet për një operacion të madh kombëtar për personat me rekorde kriminale, pjesë të grupeve kriminale që kanë statusin të fortit të zonës dhe që në këndvështrimin tim janë lehtësisht të evidentueshëm dhe lehtësisht të ndjekshëm penalisht te të goditshëm ndaj aseteve që kanë në zotërim.

Ky operaicon duhet përgatitur me shumë kujdes dhe nuk duhet të bëhet pengesë në këtë fazë kulmore të sezonit turistik, por menjëherë me rënien e fluksit të turistëve, të vihet në zbatim duke kontrolluar automjetet e këtyre personazheve.

Janë elementë shumë shqetësues për komunitetin. Të vihen përpara përgjegjësisë për të justifkuar vlerat marramendëse të automjeteve të tyre. Të bëhet transparencë dhe të përgjigjen aty ku duhet përpara prokurorisë e gjykatës.