Ora News – Vlorë, atentat pranë Lungomares, ekzekutohet një person me biçikletë

2017-07-30 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qyteti bregdetar i Vlorës është tronditur nga një ngjarje e rëndë mbrëmjen e kësaj të diele. Një person ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri dhe disa të tjerë raportohet se janë plagosur.
Sipas policisë ngjarja e rëndë ndodhi pranë zonës së Lungomares, dhe dyshohet se kanë qenë dy autorë që qëlluan mbi viktimën.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes janë dëgjuar gjashtë të shtëna me armë zjarri.
Burime nga Policia e Vlorës thonë se viktima, i cili mendohet se është rreth 22 vjeç ka qenë duke udhëtuar më biçikletë kur është ndaluar nga dy persona dhe më pas është qëlluar 5-6 herë me armë.
Mësohet se i riu ka bërë rezistencë, duke tentuar të vetëmbrohej me një armë të ftohtë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-shtena-me-arme-zjarri-nje-i-vdekur-prane-lungomares/