http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Votat e 25 qershorit i dhanë mundësinë kryeministrit Rama të qeverisë vetëm, pa pasur nevojën e ndërtimit të një koalicioni me të tjerë. Nga Fieri ai e ka bërë të qartë se në 4 vitet e ardhme marrëdhënien me PD dhe LSI, do e ketë vetëm në Parlament.?Do punojmë jo vetëm për ju, por edhe për ata që nuk na votuan, se nuk ia lëmë dot në dorë as Lulit e as Monikës këtë.?Pasi dëgjoi shqetësimet e qytetarëve, mbi ndotjen e lumit Gjanica, problemet të legalizimeve, punësimit, bujqësisë, Rama pranoi se shumë prej tyre janë të zgjidhshme. Për t?ia arritur tha se duhen luftuar grabitqarët në administratë.Rama premtoi se qeveria e tij do të ndërmarrë reformë të thellë në funksionimin e strukturave shtetërore, për t?i shërbyer më mirë qytetarëve.Kreu i qeverisë këshilloi fermerët e Fierit që të bashkohen për të përcaktuar ata çmimet e produkteve bujqësore, pasi në të kundërtën do të vazhdojnë të shesin prodhimet e tyre nën kosto.