Report TV - Lëvizni me shpejtësi? Akset që duhet të keni kujdes nga radarët

2017-07-30 0

Prej 10 ditësh Policia Rrugore po monitoron rrugët me radarë.

Policia po përdor radarët normal për të matur shpejtësitë me të cilat lëvizin shoferët, por edhe radarë të fshehtë, ku gjoba të vjen në shtëpi.

Gjatë ditëve të fundit janë vendosur më shumë se 500 gjoba, pikërisht për makinat që ecin me shpejtësi.

Deri më tani radarët e fshehtë kanë dhënë efektin e tyre, pasi është ulur numri i aksidenteve.

Por cilat janë rrugët që shoferët duhet të kenë kujdes, pasi ka radarë të fshehtë.