Edhe gjatë dëgjesës me qytetarët e Fierit, kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek administrata dhe reformimi i saj . Duke u ndalur tek reformimi në bujqësi kreu i qeverisë u bëri thirrje fermerëve të bashkohen në mënyrë që të mos jetë tregtari ai që dikton çmimin në treg dhe se ndërmjetës me fermerët do të jenë pikërisht bashkitë.
Ai u shpreh se qytetarët do të kenë mundësi të mos sorollaten nga një institucion në tjetrin por do të kenë mundësi të zgjidhin problemet brenda një zyre.
?Problemet sot janë nga përgjegjshëmira e administratës.
Na është rritur kostoja për shkak të një politike të gabuar. Për çdo qark do të kemi një raport për administratën.Problemet janë të ngjashme në të gjitha qarqet, duke nisur nga gjullurdia me pronat.Shumica e problemeve nuk lidhen me buxhetin, por me shërbimet. Ka probleme me administratën, nuk do të jetë e lehtë, sfida e parë është që ti gjejme punës së shtetit njeriun, dhe jo njeriut punën e shtetit. Duhet një administratë më e përgjegjshme.