Apolonia është një destinacion i preferuar për turistët shqiptarë dhe të huaj. Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti Apoloninë e kanë vizituar afro 13 000 vizitorë, shifër kjo rekord për gjysmën e parë të një viti që nga viti 2006, kur është krijuar Parku arkeologjik.
Drejtori i Zyrës së administrimit dhe Koordinimit të Parkut arkeologjik Apolonia, Marin Haxhimihali në një intervistë për Report Tv tha se numri i turistëve vendas ka shënuar një rritje me 41 % në krahasim me vitin e kaluar, kurse numri i turistëve të huaj me 54 %.
?Kjo tendencë është edhe në vazhdim, konkretisht këtë nivel të ardhurash nga biletat që ka rritje në 44%, kemi pasur vitin e kaluar deri në muajin shtator, çka na le të besojmë se kemi përpara muajt të mbarë të korrikut dhe gushtit që dihet që janë piku i vizitueshmërisë në trashëgiminë kulturore?, u shpreh drejtori Haxhimali.