Ora News - Situata nga zjarret, 8 vatra në pesë qarqe gjatë 24 orëve

2017-07-30 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vijon beteja me zjarret në vend. Gjatë 24 orëve të fundit deri ne oren 09:00 te mengjesit te sotem, në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në pyje e kullota ne qarqet Berat, Elbasan, Durres, Vlore e Gjirokastër.
Sipas Emergjencave Civile, në qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për raste zjarresh dhe vatra te vogla që kanë qenë aktive janë shuar.
Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/situata-nga-zjarret-8-vatra-ne-pese-qarqe-gjate-24-oreve/

Free Traffic Exchange