Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plazhi i Zvërnecit u mor si shembull nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, për t?u ndjekur edhe nga operatorët e tjerë turistikë në vendosjen e kullave të vrojtimit dhe rojeve bregdetare. Nga Zvërneci, Leli paralajmëroi operatorët për masa ndëshkuese nëse nuk plotësojnë detyrimet ligjore për masat e sigurisë në plazhe. Paralajmërimi vjen pas disa ngjarjeve të rënda në vijën bregdetare që nxorën në dukje mungesën e sigurisë në plazhe.
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, zgjodhi Zvërnecin për të apeluar operatorët turistike të rrisin masat e sigurisë në plazhe dhe të plotësojnë detyrimin ligjor për vendosjen e kullave të vrojtimit.
Ligji parashikon që në plazhe duhet të ketë roje bregdetare dhe piketa që disiplinojnë hyrjen dhe daljen në det të mjeteve lundruese sikundër edhe përcaktimin e distancës që duhet mbajtur nga zona me plazhistë.
Leli u ka kërkuar subjekteve private të ndjekin modelin e Zvërnecit ku infrastruktura është plotësuar, në të kundërt do të përballen me sanksione.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/leli-operatoreve-turistike-roje-ne-plazh-ose-masa-ndeshkuese/