?Maratona e Këngës? këtë javë u ndal fillimisht në qytetin e Beratit për të vazhduar në Fier.
Qytetarët e Beratit i pritën me duartrokitje artistët pjesëmarrës të edicionit të 9 të ?Maratona e Këngës?.
Në vendin që mund të konsiderohet si djep i këngës popullore qytetare interpretuan këngët më të dëgjuara të verës, emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare.
Pas përshëndetjes nga zv/kryetarja e Bashkisë së Beratit, Teuta Muçogllava dhe pritja e ngrohtë e publikut e shtyu produksionin të ri-formulojë një skaletë që zgjati deri pas mesnate.
Mbrëmja e së premtes e gjeti ekipin e ?Maratona e Këngës? në qendrën e Fierit.
Admirues të artistëve pjesëmarrës në këtë spektakël të muzikës shqiptare, para se të ndizeshin dritat e këngëtarët të ngjiteshin në skenë, morën si kujtim foto e autografe.
Firakët ishin të papërmbajtshëm nga kënga e parë tek e fundit.
Janë duartrokitur artistet e rinj të muzikës hip-hop, R&B, e veteranët e tingujve popullorë. Vallja nuk u ndal asnjë moment.
Berati dhe Fieri ishte për ?Maratonën e Këngës? suksesi i radhës në shikueshmëri.
Tv Klan