SHBA akuzon Kinën dhe Rusinë për raketat e Koresë së Veriut - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Kinën dhe Rusinë si përgjegjëse për hedhjen e raketave nga ana e Koresë së Veriut. Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson e ka përshkruar nisjen e raketave nga Koreja e Veriut, si një shkelje të hapur të rezolutave të OKB-së, duke ia vënë fajin Pekinit dhe Moskës, ai përgjegjëse për këtë kërcënim në rritje për stabilitetin rajonal dhe global, pasi ato janë mundësuesit kryesorë ekonomikë të armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe programit të zhvillimit të raketave balistike. Peniani zhvilloi testin e dytë të raketave balistike ndërkontinentale, të premten, me nisjen e raketës IBCM, e cila fluturoi pak më shumë se 47 minuta, në një lartësi prej 3724 km. Lideri koreano-verior Kim Jong Un, tha se raketat e vendit të tij, kanë kapacitetin të përfshijnë të gjithë territorin e SHBA. Deklarata e tij, transmetuar nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve në Korenë e Veriut, vjen fill pas testimit të raketës së dytë, që pas asaj të 4 korrikut. Presidenti Trump e ka quajtur më herët ?veprim të pamatur dhe të rrezikshëm nga regjimi i Koresë së Veriut.? Nga ana tjetër Kina dënoi testin raketor dhe iu kërkoi të gjitha palëve, të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe t?i shmangen shtimit të tensioneve.