Report TV - Letra e Kadaresë për diktatorin Hoxha, ja si e denonconte motrën

2017-07-29 2

Një letër e shkrimtarit Ismail Kadare, dërguar Enver Hoxhës në prill të vitit 1980, është publikuar për herë të parë në rrjetet sociale nga Ilir Demalia, ish-student i dhjetorit dhe lëvizjes për Demokraci.

Në letër, Kadare i rrëfen diktatorit dëshpërimin që provoi kur i mohuan udhëtimin në Francë për konsultat me regjisorin e filmit ?Gjenerali i ushtrisë së vdekur?.

Nëse shkak për këtë mungesë besimi nga ana e partisë është bërë motra e shkrimtarit, siç ka arritur ta nuhasë vetë shkrimtari, atëherë ai e sqaron njëherë e mirë qëndrimin për të. Periudha kur ka shkruar letrën Kadare ishte pikërisht koha kur Sigurimi i Shtetit kishte vënë në ndjekje motrën e shkrimtarit, Kadrie Kadare, për shkak të qëndrimeve të saj kundër regjimit.

?Vitin e kaluar më thirrën në Komitetin e Partisë së Tiranës për të më njoftuar se motra ime flet keq politikisht dhe se është thirrur edhe në hetuesi për këtë gjë. Unë mbajta qëndrim menjëherë kundër saj, duke i thënë sekretarit të Partisë shokut XH. Gjoni se mire do të bënin që ta trembnin ashtu siç do të bëjë dhe unë me të.

Free Traffic Exchange