Report TV - Tepelenë, asgjësohen 1750 bimë kanabis, arrestohen dy persona

2017-07-29 1

Një operacion i policisë i koduar me emrin ?Kurtes?, ka çuar në asgjësimin e 1750 bimë narkotike Kannabis Sativa dhe prangosjen e dy personave në fshatin Nivicë të Tepelenës.

Në pranga ka rënë 22- vjeçari Demo Zana banues në Nivicë dhe Agim Zana, 42 vjeç, gjithashtu banues në Nivicë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se bimët janë kultivuar në vendin e quajtur ?Gropa e Batës? dhe ?Kurtes? në Nivië.

Gjithashtu bëhet e ditur se 1750 bimët e kanabisit janë asgjësuar në vend me anë të djegies.

Njoftimi i policisë
Në vijim të rikontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në vendet e quajtura "Gropa e Batës", dhe "Kurtes" në fshatin Nivicë, kishte të kultivuara bimë narkotike Cannabis Sattiva, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor anticannabis "Kurtes".

Free Traffic Exchange