Ora News – ISHTI kallëzim penal ndaj subjektit ku ndodhi shpërthimi në Velipojë

2017-07-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial ka nisur një kallëzim penal ndaj subjektit ku ndodhi shpërthimi në Velipojë.
Vendimi është marrë menjëherë pas ekspertizës që realizuan inspektorët e këtij institucionim, teksa në deklaratën për mediat nënvizohet se nuk kanë pasur asnjë kërkesë për instalilin e çisternes se gazit në lokalin IL CAVALIERO me pronar Besnik Zejnuni në plazhin e Velipojës.
Po ashtu sqarohet se çisterna 1 mijë litra është instaluar nen tokë, e mbuluar me rërë jashte të gjitha kushteve teknike. Madje nënvizohet se ajo ishte vendosur poshte dyshemese së lokalit dhe afër shkallëve duke e bërë të pamundur shërbimet e nevojshme teknike apo zhvendosjen e saj në rast nevoje.
Po ashtu sqarohet se shkaku i shpërthimit me pasojë rënien e zjarrit dhe plagosjen e 4 personave është rrjedhja e gazit në ambientet e brendshme të lokalit.
Sipas inspektorëve të ISHTI kjo ka ndodhur për shkak mosrespektimit të kushteve teknike të instalimit të çisternës, e cila ishte instaluar fshehurazi nën tokë dhe pa asnjë kusht.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ishti-depozita-e-gazit-jashte-kushteve-ishte-fshehur-nen-rere/

Free Traffic Exchange