Rama i kërkon llogari drejtorit të Hipotekës Gjirokastër: E dhe dorëheqjen?

2017-07-28 11

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama në vijim të dëgjesave me qytetarët gjatë një takimi në Gjirokastër i kërkoi llogari drejtorit të Hipotekës se përse nuk kishte dhënë ende dorëheqjen. Reagimi i kreut të qeverisë erdhi pas ankesës së një qytetareje. Ata që i quajti parazitë dhe elementë problematikë duke iu referuar disa prej punonjësve të administratës Rama tha se duhet të shkulen sa më parë.
Qytetarja: Unë jam Sofia Zike, kam 25 vjet që tregtoj në një dyqan ku në kohën të Enverit e kishte burri im që punonte si magazinjer dhe sot unë punoj aty duke nxjerr bukën dhe nuk po marr çeritikantë e pronësisë. Kam që në 2014 që më zvarritin, ju më keni dërguar shumë letra, por nuk më është zgjidhur problemi.
Rama: Orë është ky drejtori i i Hipotekës këtu? Ti je prap drejtor Hipoteke mo? Ti je drejtori i Hipotekës? E dhe dorëheqjen? Na i shpjego cik si është puna?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-i-kerkon-llogari-drejtorit-te-hipotekes-gjirokaster-e-dhe-doreheqjen/

Free Traffic Exchange