Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ujësjellësi i ri i Lezhës funksionon me energji elektrike, pasi kryhet ngritja mekanike e ujit e si rrjedhim ka edhe kosto të lartë.
Por pavarësisht kësaj çmimi i ujit të pijshëm për konsumatoret nuk do të rritet.
Garancia ka ardhur nga Drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Lezhë Zef Maçi i cili ndërkaq apelon qytetaret që ti paguajnë faturat e ujit të pijshëm që mos të përballen me penalitete.
Maçi: Duke patur këtë mundësi tu drejtohen arkave të ujësjellësit në mënyrë permanente në mënyrë që të mos kenë penalitete.
Sipas ujësjellësit pagesa e ujit është në shifra të kënaqshme, pasi e kalon masën 80% përlind, duke ndikuar pozitivisht te të ardhurat e kësaj ndërmarrje.
Qytetarët e Burrelit dhe zonat përreth që furnizohen me ujë të pijshëm nga shoqëria e ujësjellës kanalizimeve e Matit, paguajnë tarifë të ulët. Vetë qytetarët thonë se tarifa që paguajnë është e përballueshme për xhepat e tyre, pasi konsumi mujor shkon nga 300 deri në 700 lekë për një abonent familjar:
Drejtori i shoqërisë së ujësjellës-kanalizimeve Arjan Lika tha se edhe pse rrjeti i furnizimit është pothuajse i amortizuar, tarifa e ujit të pijshëm për të gjitha kategoritë e konsumatorit është e ulët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lezha-nuk-e-rrit-cmimin-e-ujit-burreli-po/