Ora News – PD drejt finalizimit të dy raporteve për zgjedhjet e 25 qershorit

2017-07-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike është drejt finalizimit të dy raporteve që do t?i dorëzohen OSBE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtarë, për parregullsitë e pretenduara në procesin gjedhor të 25 qershorit. Raporti i parë detajon fakte dhe prova për manipulimin sipas tyre të zgjedhjeve, të cilat janë mbledhura nga kandidatët për deputetë. Ndërsa raporti i dytë është ai i ministrave teknikë, i cili fokusohet në pasqyrimin e përdorimit të administratës shteterore dhe aseteve publike ne fushatë elektorale apo për të devijuar vullnetin e qytetarëve.
Institucioni më i lartë ndërkombëtarë për monitorimin zgjedhjeve, OSBE-ODIHR, por dhe institucionet e tjera ndërkombëtare, brenda pak ditësh do të përballen me dy raporte të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit.
Burimet i thanë Ora News se selia blu është drejt finalizimit të raportit të parë në të cilin pasqyrohen denoncimet e kandidatëve për deputetë dhe provat e mbledhura në fushatë elektorale, në ditën e votimit por dhe gjatë procesit të numërimit votave.
Në Partinë Demorkatike, është ngritur një grup punë që po mbledh të dhënat që sipas tyre faktojnë se në 25 qershor është aktivizuar një mekanizëm i gjërë në gjithë vendin për manipulimin dhe tjetërsimin e votave të qytetarëve. Raporti do të jetë i hollësishëm ndërsa në të do të listohen emra konkret të zyrtarve, politikanve apo çdo individi që sipas kandidatëve të Partisë Demokratike janë investuar në manipulimin e zgjedhjeve si dhe do të depozitohen materiale konkrete që sipas tyre faktojnë akuzat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-drejt-finalizimit-te-dy-raporteve-per-zgjedhjet-e-25-qershorit/

Free Traffic Exchange