Një pjesë e qytetit të Kukësit si dhe disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike pas zjarrit që ra në nënstacionin elektrik në Rexhepaj.
Nga zjarri i rënë në nënstacion janë dëmtuar rëndë 6 fidra 10 kV.
Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga zjarri ka mbetur pa energji elektrike pjesërisht qyteti i Kukësit dhe ish-komunat Tërthore, Topojan, Shishtavec, Bicaj, Ujëmishte dhe Shtiqen.
Grupet e OSHEE janë në vendngjarje duke punuar prej dy orësh ndërsa nevojitet të paktën dhe një orë për riparimin e dëmit.