Report TV - Skandali në Kamëz, vijon djegia e mbetjet urbane buzë lumit

2017-07-28 3

Bashkia e Kamzës djeg mbetjet urbane buzë lumit Tërkuzë, duke shkaktuar katastrofë mjedisore.

Banorët e Zall Herrit kanë protestuar duke paralajmëruar edhe bllokimin e rrugës nacionale nëse nuk zgjidhet kjo situatë.

Gazi i lëshuar nga mbetjet ka bërë të pamundur jetesën. Ndotje edhe nga mbetjet që hidhen në lum.

Edhe pse prej 16 vitesh përballen me këtë katastrofë natyrore, diegia e mbetjeve gjatë javës së fundit e ka bërë të papërballueshme jetesën aty.

Për Report Tv, ata shprehen se prej vitesh ankesat e tyre, edhe pse të vazhdueshme, nuk po merren parasysh.

?Do bllokojmë rrugën nacionale sepse bashkia është njoftuar disa herë, por djegia këtu vazhdon përsëri. Ndaj ne do bllokojmë rrugën nacionale që të merren masa dhe të mos hidhen më mbeturina këtu. Iniciativa dhe mendimi ynë është të bllokojmë rrugën kryesore?, u shprehën banorët.

Free Traffic Exchange