Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sapo kishin mbërritur në Velipojë dhe kishin zënë apartamentin ku do të qëndronin gjatë ditëve të pushimit. Apartamenti ndodhej në katet e sipërme të lokalit dhe tek lokali do të merrnin çelësat.
Me fëmijët kanë hyrë brenda kur ka ndodhur shpërthimi. Në një prononcim për gazetarët Islam Hyseni rrëfen
"Familja ka qenë me 6 fëmijë. Në momentin kur kanë dëgjuar një zhurmë kanë marrë fëmijët dhe kanë dalë jashtë. Sapo kanë dalë jashtë është dëgjuar shpërthimi i parë. Shpërthimi i dytë ka ndodhur pak para se ata të nxirrnin fëmijët jashtë lokalit. Forca e shpërthimit të dytë ka nxjerrë jashtë pronarin e lokalit dhe djalin e tij."
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shperthimi-ne-velipoje-fati-shpetoi-familjen-me-6-femije-nga-kosova/