Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shpërthim i fuqishëm si pasojë e rrjedhes së gazit nga një çisterne 1 mijë litershe e vendosur në katin perdhes të një pallati, la 4 shtetas të plagosur dhe për pak nuk u kthye në tragjedi edhe me të rëndë në kompleksin turistik në qendër të Velipojës.
Ngjarja që u shoqërua me panik tek pushuesit, u shënua rreth orës 10.00 të mëngjesit të se premtes, (28 korrik 2017) në lokalin e pozicionuar poshtë një pallati 5 katësh në zonën turistike.
Vala e shpërthimit ka qënë e fuqishme dhe la të plagosur në gjendje kritike për jetën pronarin 55 vjeçar Besnik Zenuni dhe djalin e tij Hektor Zenuni 33 vjeç të cilët u dërguan me helikopter në Tiranë për mjekim me të specializuar, pasi kanë djegie në të gjithë trupin. .
Gjithashtu u plagos 19 vjeçarja kosovare me Saida Spahija, e cila mësohet se ka punuar në banak dhe u asfiksua si pasojë e nderhyrjes në vendngjarje ndihmës mjekia e qendres shendetesore Velipojë, Vjollca Voci.
Dy shtetaset ndodhen jashtë rreziku per jeten në spitalin e Shkodrës. Dëshmitë e pushuesve dhe banorëve tregojnë tmerrnin që kanë përjetuar ndërsa pamjet pas shuarjes së flakëve tregojnë dëmet e mëdha që janë shkaktuar.
"Kemi pare tmerr me sy" e përshkroi situatën një pushues nga Kosova.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shperthimi-ne-velipoje-cisterne-1-mije-litershe-me-gaz-poshte-lokalit-pati-rrjedhje/