A e shikojmë pak këtë foton, e njeh?
"Jo."
Po këtë tjetrin??
"Sigurisht, ky është heroi ynë legjendar."
E shohim dhe njëherë këtë tjetrin?
"Pse ky është?"
Siç e patë këtë foto të skulpturës së Skenderbeut që do të vendoset në Budapest nuk e njohu asnjë qytetarë. Imazhi i heroit tone kombëtar është krejt i ndryshëm nga ai që njohin qytetarët, dhe kjo mungesë ngjashmërie ka sjellë kundërshti të fortë të specialistëve.
?Nuk i referohet fare Skënderbeut, është një figurë që ka rol të madh në histori por edhe në diplomaci. Asnjë nga këto elemente nuk është paraqitur në këtë vepër që është edhe e dobët artistikisht. Jam skandalizuar kur kam mësuar ku do të vendoset në raport me statujat e tjera?, thotë Ardian Isufi, dekan i Akademisë së Arteve.
Pas këtyre reagimeve Ambasada Shqiptare në Hungari me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shpjeguar se ajo çka shihet është vetëm maketi i cili do të pësojë ndryshime deri sa figura e Skënderbeut të marrë tiparet me të cilat njihet. Por për specialistët niveli artistik i veprës është aq i dobët sa nuk ndryshohet por duhet ribërë nga e para.
Kritikat e forta e detyruan Ambasadën Shqiptare në Hungari të heqë nga faqja e saj edhe postimin e tre ditëve më parë, ku shihej ambasadori i cili pozonte së bashku me skulptorin hungarez përkrah veprës së Skënderbeut për të cilën janë ngjallur debate.
TV KLAN