Subscribe në Ora News këtu
Kryeministri Edi Rama po kërkon të përcaktojë drejtuesit e administratës në nivel politik dhe për këtë kërkon ndihmën e 50 ounonjësve teknikë më të mirë në Shqipëri sipas konkurseve të Departamentit të Administratës Publike.
Rama u kërkoi që deri në 10 gusht ata të kenë përgatitur një raport me detaje të hollësishem të marrëdhënieve të tyre me drejtuesit politik dhe me punën që bëjnë.
Rama: Sa të kënaqur jeni ju me punën që bëni? Sa përputhet puna që bëni me pritshmpritë që keni pasur? Keni takuar ndonjëherë drejtuesit? Dhe nëse i keni takuar, për çfarë? Keni dëgjuar ndonjëherë nga drejtuesit politikë, qoftë ministri, qoftë zv/ministri, qoftë drejtori, keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë gjë tjetër përveç se urdhrit për të bërë diçka në atë moment. Kini dijeni kush janë objektivat e ekipit drejtues? Keni dijeni ju për ndonjë agjendë pune dhe kalendar për hapat që ka vendosur ky drejtues për të arritur këto objektiva? Keni ju ndonjë rast kur është bërë mbledhje për objektivat apo është bërë takim për të kërkuar arsyet pse një objektiv nuk është realizuar. Ju lutem ta merrni me seriozitet, duke ju garantuar se do të jetë 100% konfidencial.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-punonjesit-e-administrates-raporte-konfidenciale-per-institucionin/