Report TV - Ekskluzive/Ana e errët e administratës, shkeljet e rënda

2017-07-28 0

Administrata shtetërore nuk është ajo që duket.

Dy rezoluta të Kuvendit, për veprimtarinë vjetore të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe Departamentin e Administratës Publike konfirmojnë emergjencën dhe domosdoshmërinë e reformës në administratë, reformë e cila do të jetë prioriteti numër një për qeverinë ?Rama 2?.

Duke analizuar punën vjetore të KMSHC, Parlamenti ka miratuar një dokument, në të cilin konstatohen 12 abuzime të rënda në piramidën e administratës publike, duke legjitimuar kësisoj nismën e kryeministrit për shkundjen e zyrave të shtetit. Përpos të tjerave, dokumenti konstaton emërime të paligjshme si dhe mungesa në përshkrimin e punës së punonjësve.